Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy qytete, në rajonin Heraklion në Kretë – Kastel dhe Trapsanons, pasi reshjet e shiut të rrëmbyeshëm gjatë të shtunës dhe dielës i kanë shndërruar qytetet në lumenj dhe ka pasur rrëshqitje dheu.

Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Kriza Emergjente, Nikos Hardalias.

Ajo do të jetë në fuqi deri më 6 maj të vitit 2021, ndërsa pamjet e këtyre qyteteve ngjajnë shumë me skenat rrëqethëse të filmave apokaliptik të Hollywood-it.

Rrugët janë të mbuluar në ujë, kurse rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: