Moti ekstrem ka përfshirë Francën ditët e fundit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në rrjete sociale është duke u publikuar një video, ku një tornado merr me vete gjithçka që i del përpara.

Raportohet se erërat e forta goditën komunën Verrieres de Joux në Haut-Dobus, në afërsi të kufirit me Zvicrën. Personi që ka realizuar videon, ku shihen pamjet apokaliptike: “Nuk zgjati shumë, tornado lëvizi në drejtim të Zvicrës dhe ne mund të shihnim formën e rrotullimit të tornados.

Ishte ora 11:45. Ne pamë tornadon duke u shfaqur, pamë pemë që rrëzoheshin njëra pas tjetrës, dëgjuam zhurmën dhe pastaj pamë kulmin të shpërthente”.

Për fat të mirë bëhet e ditur se nuk është lënduar asnjë njeri e asnjë kafshë, nga tornado në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: