Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 102 janë raportuar me lëndime të rënda si pasojë e një stuhie të fortë që goditi Kinën lindore të premten.

Sipas BBC, personat e vdekur, si pasojë e stuhisë ose kanë rënë në lumin Yangtze dhe janë mbytur, ose janë goditur nga rënia e pemëve dhe e shtyllave të energjisë.

Raportohet se 11 persona të tjerë ishin në një anije peshkimi, e cila u përmbys.

Dy prej tyre shpëtuan, ndërsa nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë erërat e forta që vërshojnë nëpër qytetet kineze.

Në një prej videove, shihet se si një avion i madh pasagjerësh rrotullohet nga erërat, teksa qëndron i parkuar në pistën e aeroportit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb