Një studim i fundit ka zbuluar se ndotja e detit Marmara në Turqi është dyfishuar në vetëm pesë ditë. Parlamenti turk më 10 qershor krijoi një komision hetimor për të zbuluar krizën e shkaktuar, pasi të gjitha palët në parlament paraqitën një kërkesë të tillë.

Imazhet e dronëve të realizuara nga agjencia e lajmeve Reuters kanë treguar brigjet në Stamboll të mbuluara plotësisht nga Mukoza, ndërsa autoritetet vazhdojnë të dështojnë në gjetjen e një zgjidhje për këtë situatë që vjen në një moment kur vendi bëhet gati për periudhën e turizmit. Turqia kohët e fundit u zotua të shpëtojë Detin Marmara, duke nisur një program të menaxhimit të katastrofës, që kërcënon jetën detare dhe industrinë e peshkimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shtresa e trashë e lëndës organike, e njohur si mukozë detare, është përhapur përmes detit në jug të Stambollit, duke mbuluar porte, vija bregdetare dhe pjesë të mëdha të sipërfaqes.

Ministri i mjedisit, Murat Kurum, tha këtë javë se 25 anije për pastrimin e sipërfaqeve detare dhe vendosjen e pengesave, si dhe 18 anije të tjera, po punonin për të parandaluar përhapjen e mukozës. “Peshkimi i paligjshëm dhe rrjetat “fantazmë” do të ndaleshin dhe Turqia do të shpallte Marmaran një zonë të mbrojtur deri në fund të 2021”, tha ai. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës dhe ndotja kanë kontribuar në përhapjen e substancës, e cila përmban një shumëllojshmëri të gjerë të mikroorganizmave dhe mund të lulëzojë kur ujërat e zeza të pasura me lëndë ushqyese derdhen në det.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb