Janë pamje tronditëse ato që vijnë nga kryeqyteti i Libanit, Bejrut, i cili këtë pasdite u godit nga dy shpërthime të fuqishmme, që kanë shkatërruar gjithçka.

Siç shihet edhe nga pamjet, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa ka shkatërruar të gjitha hotelet në zonë, si edhe automjetet që kanë qenë në lëvizje.

Deri tani raportohet për 10 persona të vdekur, por bilanci ka gjasa të përkeqësohet me kalimin e orëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb