“Air Albania Stadium” është impianti më modern në Shqipëri dhe padyshim një nga më të mirët në Ballkan. Struktura e re që zëvendësoi “Qemal Stafën” e vjetër kushtoi rreth 80 milionë euro dhe u përurua në takimin që Kombëtarja kuqezi zhvilloi kundër Francës në muajin nëntor.

UEFA, e cila ishte dhe një nga donatoret për realzimin e këtij projekti, i ka kushtuar një video ditës së çeljes së “Air Albania Stadiumit”, që sot do të presi derbin e madh të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb