Lugina e bukur panoramike e Shkopetit nuk po gjen rehati nga ndotja e madhe me mbeturina. Kjo perlë e natyrës vazhdon të ndotet nga dora e njeriut jo vetëm nga ata që lëvizin në drejtim të Burreli apo Tiranës, por edhe nga bizneset.

Këto pamje janë vërtetë lemeritëse që nuk shkojnë aspak me panoramën që të ofron lugina në çdo stinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tonelata mbeturina të konsumit të përditshëm janë hedhur këtu duke u kthyer në një venddepozitim të zakonshëm. Duke qenë se aty rrotull nuk ka familjarë që banojnë, të vetmit ndotës mund të jenë bizneset, ose persona të papërgjegjshëm që vijnë në drejtime të tjera dhe i shkarkojnë aty.

Për udhëtarët që ndalohen për të pushuar dhe shijuar luginën, kjo ndotje jo vetëm është një krim mjedisor, por edhe penal. Sipas tyre, instancat duhet ta monitorojnë Luginën dhe ndotësit, t’i dërgojnë para ligjit.

Aksi rrugor Burrel – Skuraj pastrohet çdo fundmuaji nga Bashkia e Matit, por kjo pikë depozitimi mbetjesh është në kufirin ndarës territorial mes Bashkisë Mat e asaj Kurbin dhe pjesë e Njësisë Administrative Milot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb