Ky është momenti kur nëndetësja kamikaze e Hamasit hidhet në erë nga një dron në sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite – dhe ekuipazhi që ishte brenda një veture “neutralizohet”, në kohën kur bombardimet janë duke vazhduar në Gaza pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për armëpushim.

Videoja është publikuar nga fluturakja izraelite, që shfaq dy shpërthimet nga fluturakja pa pilot që hedh në erë nëndetësen në ujë, që ishte shumë pranë disa shtëpive në veri të Gazës.

Pamje tjera nga ajri shfaqin një veturë që përcillet dhe goditet nga raketa – duke e bërë rrafsh me tokë nga shpërthimi i fuqishëm.

Forcat izraelite kanë bërë të ditur se brenda veturës dhe nëndetëses ishin militantë të Hamasit, që ishin bërë gati për sulme mbi qytetet izraelite.

Kujtojmë që 212 palestinezë janë vrarë në Gaza nga java e kaluar, përfshirë 61 fëmijë.

E ushtria izraelite ka njoftuar se 120 anëtar të Hamasit, dhe 25 tjerë të “xhihadit islamik” janë vrarë në sulmet ajrore.

Gazaaa
Gazaaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb