Pamjet tronditëse satelitore tregojnë të plotë shkallën e shkatërrimit dhe përmbytjeve në Gjermani.

Mediat e huaja kanë publikuar dy foto paralele, ku në njërën shihet zona siç ka qenë para përmbytjeve dhe në tjetrën, shihet po i njëjti vend pas përmbytjeve të furishme.

Në foton pas përmbytjeve, vendi shihet “nën pushtetin” e ujit dhe i mbuluar nga balta, mbeturina dhe shtëpi e makina të shkatërruara. Fotot janë realizuar në afërsi të lumit Ahr në Liers. Ura që ndihmon për kalimin e lumit tashmë është e shkatërruar nga përmbytjet. Sakaq, kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi të dielën zonat e përmbytura.

Ajo premtoi ndihmë financiare për të prekurit si dhe rikonstruksion të plotë të tyre. Të gjithë ngjarjen ajo e përkufizoi si “tronditëse dhe keqardhëse”.

Nga përmbytjet mbi 180 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa të qindra të tjerë, rezultojnë ende të zhdukur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb