ORIKUM

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në hyrje të një pallati në Orikum. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se eksplozivi është vënë pranë banesës së shtetasit Artan Xh., i cili rezulton me disa precedentë penalë në të kaluarën.

Gazetari Mehmeti sjell dhe pamje nga shpërthimi në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihen xhama të thyer dhe banesa e rrethuar nga policia, ndërsa raporton se shpërthimi mund të ketë vetëm paralajmërim për pronarin, pasi sasia e vendosur ka qenë e vogël.

Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët kanë njohur menjëherë policinë, ndërkohë që pronari i banesës nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, blutë e Vlorës po marrin në pyetje pronarin e shtëpisë, i cili ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb