Një qytetare nga Divjaka ka denoncuar shefin e Komisariatit të këtij qyteti për dhunë.

Mësohet se qytetarja Elsa Bita ka thënë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, pasi ka filmuar një takim elektoral.

Ajo ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pasi është qetësuar, siç raporton gazetari Julian Kasapi për “BalkanWeb”, ajo ka thënë se ka qenë duke filmuar live nga “Facebook” takimin, kur i kanë dalë para katër persona, mes të cilëve dhe kreu i policisë në Divjakë, ku ky i fundit, siç pretendon qytetarja, i ka thyer kyçin e dorës së majtë dhe telefonin.

Në spital për të vizituar qytetaren e dhunuar ka shkuar edhe kandidati i PD në këtë zonë, i cili ka kërkuar arrestimin e shefit të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb