Lufta kundër dronëve dita-ditës është duke u bërë prioritet për forcat e armatosura në mbarë botën.

Fluturaket pa pilot kanë filluar t’ua fusin frikën për sulme të befasishme ushtrive të fuqive të mëdha – kjo për faktin se këto fluturake po përdoren si kamikaz, pasi po mbushen me lëndë shpërthyese dhe po drejtohen drejt turmave, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu mbrojtja e hapësirës ajrore po bëhet problem për shkak të këtyre fluturakeve të vogla – në veçanti mbi bazat ajrore. Për këtë gjithmonë qëndrojnë në ajër helikopterë që patrullojnë për ndonjë lëvizje të mundshme, që mund të qojë deri te rrezikimi i jetëve të qytetare.

Një video e publikuar tregon një nga metodat që aplikohet për shkatërrimin e dronëve të vegjël – duke i qëlluar me mitralozë nga helikopterët që qëndrojnë pa lëvizur në ajër.

Ushtrimi i forcave ajrore amerikane tregon se si ushtari me ndihmën e një mitralozi të montuar në helikopter, arrin ta shkatërroj dronin që përfundon në det.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb