Mbrëmë në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ka pasur tërmet të fuqishëm, i cili është ndjerë në gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë.

Tërmeti ka qenë i fuqishëm prej 5,6 shkallë të Rihterit dhe i ka shqetësuar të gjithë mbrëmjen e së dielës (9 janar).

Në Manastir është ndjerë më shumë dhe qytetarët kanë ndarë incizime nga kamerat e sigurisë, të cilat i kanë shpërndarë në rrjete sociale për të treguar fuqinë e dridhjes.

Sipas autoriteteve, nuk ka të lënduar por vetëm qytetarë të friksuar që kanë kaluar natën para banesave dhe shtëpive të tyre. Ka dëme materile nëpër shtëpi dhe nëpër ndërtesa të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb