Vijon të përkeqësohet situata nga zjarri në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, ku siç tha më herët edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka një vatër shumë të rrezikshme.

Gazetarja Brikena Metaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga fshati, ku shihet se gjithçka është mbuluar nga tymi, i favorizuar dhe nga era e fortë.

Në vendngjarje kanë mbërritur 5 zjarrfikës, policia dhe ushtria, por terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen. Deri më tani, gazetarja Metaj raporton se janë djegur 3 hektarë ullishte në kodrat e fshatit, që janë në pronësi të shtetasit Pëllumb Cani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb