Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britani. Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, 6 ditë pasi u përplas nga një makinë.

Ai ishte duke lëvizur në një autostradë të vendit me skuter, së bashku me të dashurën e tij, ku u përplas nga mjeti.

Si pasojë, Shakur Pinnock dhe e dashura e tij Chante, u dërguan në spital. Kjo e fundit, ishte në gjendje më të stabilizuar shëndetësore, megjithatë, plagët që mori nga aksidenti ishin të rënda.

Një foto mjaft prekëse është duke qarkulluar në rrjet. Në të shfaqet Chante, duke i shtrënguar fort duart e Shakur, pak minuta para se i riu të ndërronte jetë.

Nga krahu tjetër, Chante i është nënshtruar dy operacioneve dhe pritet të qëndrojë e shtruar në spital për të paktën 1 muaj, shkruajnë mediat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: