Disa rajone të Turqisë janë kapluar nga zjarre të shumta këtë korrik. Për shkak të shpejtësisë së përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të mëdha pyjore, kafshë, ndërtesa dhe automjete.
Qindra njerëz vijojnë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Sakaq, një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të dëgjohet një fermer, teksa i lutet Zotit për t’i shpëtuar kafshët e tij të rrethuara nga flakët.
Autoritetet prej ditësh ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, shkruajnë autoritetet. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.
This video broke us, this man is begging for the animals to come to him so they dont die in the fire, the desperation in his voice is too much 😟#PrayForTurkeyWE#PrayForTurkey#TuerkiyeYanıyor #Turkeyisburning #turkiyeyaniyor #TürkiyeYanıyor pic.twitter.com/PXzwMj9qRl
— 𝐀𝐬𝐟𝐚𝐧𝐝𝐢𝐲𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐚𝐡 𝐏𝐓𝐈 (@Asfandiyarshah1) July 30, 2021
(BalkanWeb)