Ekipeve të shpëtimit në Australi iu është dashur që të punojnë për rreth tri orë gjatë natës për të arritur deri te shpëtimi i nëntë personave të bllokuar nga përmbytjet në Australi.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një grup prej pesë të rriturish dhe katër fëmijë të cilët ishin gjendur të izoluar nga rrjedha e fuqishme e ujit.

Por për fatin e mirë të tyre, ekipet e shpëtimit kanë arritur deri në vendin ku gjendeshin ata, duke i dërguar në një vend më të sigurt.

Rreth 18 mijë australianë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve në New South Wales derisa reshjet e mëdha vazhdojnë të godasin bregun lindor.

Siç edhe është bërë e ditur, përmbytjet kanë bërë që lumenjtë dhe digat të derdhen rreth Sidneit – kryeqyteti i shtetit – si dhe në jug-lindje të Queensland.

Zyrtarët thonë se kjo “ngjarje një herë në 50 vjet” mund të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe kanë nxitur qytetarët që të tregojnë kujdes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb