Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8, i shoqëruar nga një sërë lëkundjesh të tjera, dhe përmbytjet masive të mbrëmjes së kaluar, kanë krijuar një situatë kaotike në vend, duke lënë në qiell të hapur shumë familje.

E tillë është situata edhe në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë, ku shumë familje po kalojnë orë tmerri, teksa tërmeti iu ka çarë shtëpitë, ndërsa shiu ua ka mbuluar me ujë.

Gazetari Erjon Skëndaj solli për “News24” dhe “BalkanWeb” pamje rrëqethëse nga një familje në këtë zonë, e cila ndodhet në kushte të mjerueshme pas tërmetit dhe përmbytjeve, ndërsa i mungon edhe uji i pijshëm me energjinë elektrike.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb