Micael Favre, lojtar i San Jorge de Villa Elisa, vdiq në fushë pasi mori një goditje në laring nga një futbollist i Defensores de Colón. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin rajonal të Kolonit, në provincën e Entre Rios në Argjentinë

Në minutën e 24-t, futbollisti Micael Favre pati një dyluftim të ashpër me Alejandro Quintana, i cili pa dashje e goditi me gju në laring. Pasi u rrëzua në tokë, Favre iu hakërrye kundërshtarit të tij, por pak çaste më vonë u rrëzua duke u dridhur.


Ndeshja u pezullua menjëherë, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit rajonal. Favre u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb