Një punonjës i ‘Prestige Resort’ me tone të forta është shprehur i indinjuar në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT-së. Ai tha për News24 se kjo është një ngjarje e paimagjinueshme që të ndodhë në një vend tjetër të botës.

Punonjësi tha se ky është një sulm ndaj të gjithë atyre që punojnë në këtë resort, pasi rrezikohet paga e tyre. Po ashtu punonjësi pohoi se me këto pamje shkatërrohet imazhi i turizmit në Shqipëri.

“Është situatë shokuese, e paimagjinueshme. S’ndodh në asnjë vend të botës. Ky nuk është sulm ndaj biznesit, po është për ne punonjësit, 200 e ca punonjës. Nuk ndodh në Itali, ka, 20 vite në Itali. Shteti subvencionon, nuk i merr taksa një biznesi të ri. Këtu ndodh e kundërta. Unë ndihem i shokuar. Në vend që të vijë t’i shërbejë klientëve, vij këtu dhe shokohem dhe s’bëj dot punën time. Këta njerëz kanë mbi 200 vite në demokraci. Bëjnë pushime në të gjithë Europën. Falë zotit, ata dinë të bëjnë diferencën.

Shqipëria po hyn në destinacione, në vend që kjo qeveri ta ndihmojë, ai po shkatërron. Po shkatërron turizmin. Po shkatërron rrogën e punëtorëve. Kemi 4 ditë, ndërkohë që bëja 3-4 mln lekë në ditë, rri aty kot. Në radhë të madhe ndihem keq që nuk justifikoj rrogën time, si do më paguaj ai ndërkohë unë s’po punoj. Për ata me emra false në rrjetet sociale, ju them; Në Prestige Resort çdo gjë është e ligjshme, e pastër, dhe paguhen. Mos u bëni militantë!”, tha punonjësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb