Këto janë pamjet që të falë maja e kodrës në afërsi të Parkut të Prespës, ku mjegulla prej ditësh ka pushtuar juglindjen, duke dhuruar pamje spektakolare, siç mund t’i shihni dhe në videon që gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb”.

Por, përpos kësaj, kjo dukuri atmosferike ka krijuar jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve.

Më e theksuar është gjatë pasditeve, ku fushëpamja për drejtuesit e mjeteve është e kufizuar. Akset më problematike janë Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Pogradec.

Nga ana tjetër, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe në rastet e panevojshme të shmangin lëvizjet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: