TIRANË

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në zonën e njohur si “Astiri” në Tiranë. Motori është përplasur me dy makina dhe për rrjedhojë, 4 persona janë plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ambulanca dhe policia janë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u çuan me urgjencë në spital.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, makina e përfshirë në aksident ka marrë dëmtime shumë të rënda sa është dashur ndërhyrja e ambulancës për të nxjerrë të plagosurin. Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vend për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 29.06.2020, rreth orës 16:15, në afersi të Ish-doganës, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe mjeti motorr me drejtues M.K dhe pasagjer K.A., të cilët kanë mbetur të dëmtuar, dhe u dërguan menjeherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 29.06.2020, rreth orës 17:50, në Vaqarr, motorri me drejtues E.H., ka humbur kontrollin, ku për pasojë është vetëdëmtuar,i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb