Një aksident i rëndë është shënuar në Los Angeles të SHBA. Një motorist është përplasur për vdekje në sytë e miliona shikuesve.
Bëhet me dije se motoristi, i cili ishte në një moshë të re po ndiqej nga disa patrulla policie ndërsa një helikopter i policisë po transmetonte gjithçka live për mediat.

Shpejtësia e motorit me të cilin ai po udhëtonte ishte tepër e madhe, teksa në një kryqëzim ai u përplas me një makinë duke gjetur vdekjen në vend. Ndërkohë të plagosur mbetën edhe shoferi i makinës dhe dy pasagjer të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: