Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, për shkak të motit të tmerrshëm, që përfshiu vendin fqinj. Gazetarja Ira Londo raportoi për “BalkanWeb” se gjashtë turistë, mes të cilëve edhe dy fëmijë 8 e 2 vjeç, kanë humbur jetën në gadishullin Halkidiki, si dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Mediat fqinje kanë publikuar pamje nga stuhia e madhe, që tregon momentet e tmerrshme të tornados, por edhe pasojat e saj.

Siç mund të shihet në videot dhe fotot e mëposhtme, nga erërat e fuqishme dhe rrebeshet e shiut janë shkulur pemë, shtëpi e dyqane, janë përmbysur makina, si dhe janë rrëzuar shtylla elektrike, duke lënë vendin pa energji.

Kujtojmë që gadishulli i Halkidikit është një ndër destinacionet e preferuara edhe për shqiptarët, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima shqiptare. Turistët që kanë humbur jetën janë rusë dhe çekë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: