Vijon paniku nga moti i keq në Greqi. Mediet fqinje publikon video të reja, ku shihet se shiu dhe valët e mëdha kanë goditur frikshëm ishullin e “Hydrës”.

Siç shihet në video, shirat e mëdha i kanë kthyer rrugicat dhe portin në një liqen. Në videot e publikuara nga, uji nga shiu i madh përshkon rrugicat e ishullit si një përrua, duke përfunduar në det me dyqanxhinjtë që nxitojnë për të mbrojtur pronën e tyre.

Vëllimi i shiut dhe intensiteti i erërave i kanë frikësuar vendasit, pasi siç shihet, ashpërsia e motit ka shkulur edhe pjergullat!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: