Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu sot, duke mbuluar me hi qytete të tëra dhe fshatra.

Vullkani Sivelich shpërtheu pak pas mesnate dhe për gjashtë orë hodhi hi në një sipërfaqe prej 108,000 kilometrash katrorë, sipas Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave Kamchatka.

Lava e dalë nga vullkani shkriu borën, e cila u kthye në baltë, ndërsa zona të mëdha janë mbuluar me shtresa hiri 8.5 cm.

“Hiri ka mbuluar një sipërfaqe prej 20 kilometrash dhe reja e hirit ka mbuluar fshatrat aty pranë”, tha drejtori i Shërbimit Gjeofizik për të vazhduar: “Vullkani ka të paktën një vit që po përgatitej… dhe procesi vazhdon edhe pse është qetësuar pak tani”.

Shkencëtarët që monitorojnë fenomenin thanë se vullkani ka të ngjarë të qetësohet tani, por krijimi i reve të tjera të mëdha të hirit nuk mund të përjashtohet. Është e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve që rrjedhat e llavës të mos arrijnë në fshatrat lokale.

Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike ka lëshuar një buletin paralajmërues emergjent për aviacionin civil, duke theksuar se hiri vullkanik mund të arrijë deri në një lartësi prej 15 kilometrash në çdo kohë. “Aktiviteti i vazhdueshëm (vullkanik) mund të ndikojë në fluturimet ndërkombëtare dhe avionët me fluturim të ulët,” paralajmëroi ai.

Disa shkolla në Gadishullin Kamchatka u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi.

Një nga vullkanet më të mëdha dhe më aktive të Kamçatkës, Sivelich ka përjetuar rreth 60 shpërthime të mëdha gjatë 10,000 viteve të fundit, me shpërthimin e fundit të madh që ka ndodhur në 2007.

Shkencëtarët kanë publikuar foto të resë së hirit që lëviz me shpejtësi mbi pyjet dhe lumenjtë e Lindjes së Largët dhe fshatrat e mbuluara me hi. Fshati Klyuchi, së bashku me rrethet fqinje të Maisky dhe Kozyrevsk, janë prekur rëndë nga rënia e hirit të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Sivelich. Zona ka përjetuar rënien më të rëndë të hirit në 60 vjet, duke e lënë peizazhin të duket si një shkretëtirë. Në të njëjtën kohë, banorët e zonave të prekura kanë vuajtur shumë nga reshjet e mëdha të shiut.

Sivelich është një nga vullkanet më të mëdha në Kamchatka. Gadishulli i Kamçatkës është pak i populluar, me Programin Global të Vullkanizmit të Institutit Smithsonian që vlerëson se më pak se 12,000 njerëz jetojnë brenda 100 kilometrave nga Shiveluch.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb