Vrasja e 47-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd, nga policia amerikane, ka ngjallur reagime dhe revoltë masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej ditësh, në SHBA po zhvillohen protesta massive, ku një pjesë e madhe e shoqërisë dënon ashpër aktin e policit amerikan, që vrau 47-vjeçarin, teksa i vuri gjurin në fyt.

Regjisori amerikan, Frank Schaeffer, që është edhe skenarist e folës pubik, ka publikuar një video me pamje të tmerrshme nga protestat në SHBA, ku shihen policët që shtyjnë në mënyrë të frikshme protestuesit, si dhe futen me makina mes tyre.

Përbri pamjeve të rënda, regjisori i njohur përcjell dhe një mesazh të fortë për policinë, teksa thekson se asnjë prej tyre nuk merr përgjegjësi për këtë ngjarje. Mes të tjerash, regjisori paralajmëron se “ne do t’iu kthehemi masivisht dhe ka shumë më shumë nga ne se ju”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb