GREQI – Prokurorët grekë kanë nisur një hetim për shkakun e zjarreve shkatërruese të pyejeve që shuan brenda një periudhe të shkurtër kohore disa zona duke lënë 79 të vdekur.

Zyrtarët sugjeronin se ndezja e 15 vatrave të zjarrit njëkohësisht mund të jetë fillimi i përpjekjeve për të sjellë destabilizim në vend.

Por të tjerë e kanë hedhur poshtë këtë teori, megjithatë autoritetet janë tronditur pas akuzave për një reagim të ngadalshëm ndaj zjarreve të mëdha, që kthyen disa fshatra në shkretëtirë në pak minuta.

Dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur, me ekipet e emergjencës që kanë nisur nga puna kërkimore në qindra shtëpi e automjete të shkrumbuara nga zjarri.

Shumë njerëz të dëshpëruar kanë postuar në rrjete sociale fogotrafi të të afërmëve të tyre, por zyrtarët e ambulancave kanë thënë se ka pak shpresë për t’i gjetur ata gjallë në ndërtesat e djegura. (e.f/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: