Pamje të frikshme vijnë nga fshati Kashnjet i Lezhës, ku si pasojë e motit të keq është shembur rruga që lidh këtë fshat me qytetin.

Aksi rrugor në territor malor e bën të pamundur lidhjen e një zone të madhe me Lezhën. Siç shihet edhe ne pamje e siguruar nga gazetari Elidon Ndreka për ‘BalkanWeb’, rruga është ndarë në dysh, ndërsa një pjesë e saj ka rrëshqitur. Rruga në fjalë është ndërtuar në 10 vitet e fundit, por duket se rrëshqitjet e dherave në këtë zonë janë të mëdha.

Ndërkohë, duke marrë parasysh situatën në fjalë, autoritetet kanë ndaluar qarkullimin. Ende nuk dihet si do bëhet zgjidhja, pasi zona e izoluar është një territor i madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: