TAJVAN

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor. Autoritetet vendase  thanë se dyshojnë se 11 persona të tjerë janë zhdukur.

Në momentin e ngjarjes, 5 persona ndodheshin mbi urë, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit poshtë saj.


Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi. Sipas mediave të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: