Një video nga ajri tregon ushtarët ukrainas duke iu shmangur bombardimeve ruse në Oblastin e Donetskut, ku civilëve u është thënë se është ‘shansi i tyre i fundit’ për të ikur përpara një ofensive të re nga Moska.

Pamjet e postuara në internet tregojnë dy tanke ruse duke lëvizur përgjatë rrugës në një zonë banimi në periferi të qytetit jugor të rrethuar Mariupol.

Pak çaste më vonë, trupave të Moskës u zihet pritë nga ato ukrainase duke përdorur gjurmues me dy goditje direkte. Tanket ruse tentojnë të largohen nga vendi i ngjarjes, por qëllohen për herë të dytë në një breshëri të shtënash.

Forcat e Batalionit Azov më pas qëllojnë një raund municionesh shtesë, me disa të shtëna që fluturojnë drejt objektivave të ndezura, në një përpjekje të dukshme për t’u siguruar që tanket janë shkatërruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: