Një video e publikuar nga BBC tregon momentin e shembjes së akullnajës në Marmolada, në Alpet veriore italiane.

6 alpinistë vdiqën, 9 u plagosën dhe 20 rezultojnë të zhdukur.

Zjarrfikësit kontrolluan zonën e shembjes në Marmolada gjatë gjithë natës me dronë dhe së shpejti do të ngrihen edhe dronët e Shpëtimit Alpin Trentino.

Ndërkohë në Canazei kanë mbërritur dy grupe familjarësh të viktimave dhe të zhdukurve, të cilët janë shtuar në numër: në fakt janë tre-katër më shumë se 16 të komunikuarit dje.

Për momentin janë 6 viktima të konfirmuara: tre italianë dhe një çekosllovak. Një burrë dhe një grua janë ende të paidentifikuar, por numri ka të ngjarë të përkeqësohet.

Kushtet e motit do të jenë vendimtare për vlerësimin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të shpëtimtarëve: të ftohtit dhe temperaturat e ulëta janë thelbësore për të garantuar një minimum sigurie për operacionet, duke qenë se një sasi e madhe akulli i pasigurt ka mbetur në mal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb