Burra dhe gra të moshuar, disa prej tyre në karroca me rrota dhe diku fëmijë që flenë. Këto janë pamjet që vijnë nga aeroporti i Rinasit, ku gjatë natës mbërriti grupi i parë i afganëve, të cilët u evakuuan pasi vendi i tyre ra në dorë të talebanëve.

Pasi mbërritën rreth orës 03:15 në vendin tonë, qytetarët afganë iu nënshtruan kontrolleve mjekësore si dhe procedurave anti-covid, duke u futur në çadrat e ngritura posaçërisht në fushën e aeroportit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në pamjet e publikuara nga LSA shihet se mes të shpëtuarve ka edhe fëmijë, madje edhe në moshë fare të mitur, madje dhe gra shtatzënë. Ky grup do të strehohet si fillim në një strukturë hotelerie në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: