Futbolli meksikan përjetoi ndoshta ditën më të dhunshme në historinë e saj, me ngjarjet fatkeqe që ndodhën në stadiumin “Corregidora” në Kueretaro, ku u luajt ndeshja mes Kueretaros dhe Atlasit, e cila u ndërpre si sfidë pasi tifozët pushtuan fushën e blertë dhe duke filluar kaosin e cila vijoi edhe jashtë fushës duke krijuar dhunë të paprecedentë.

Liga Meksikane njoftoi zyrtarisht se ka pezulluar ndeshjet e së dielës, tre prej tyre në total.

Sipas asaj që raportojnë në Meksikë është se do të jetë një javë e gjatë e mbushur me hetime dhe kërkime të të gjithë njerëzve që morën pjesë në këtë dhunë të paprecedentë në futboll.

Autoritetet lokale deklaruan se ishin 22 të plagosur ku sipas autoriteteve 17 persona kanë ndërruar jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: