KORÇË

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, njëra prej tyre e Postës e për pasojë njeri nga drejtuesit e mjeteve ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë prerë furgonin për të nxjerrë drejtuesin e plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb