Gjendja e 36-vjeçares, Qendresa Barani, e therur dy ditë më parë nga burri i saj, është e stabilizuar, pavarësisht se ka 11 plagë në trup.

Ajo qëndron e shtruar në Kirurgjinë Plastike në QKUK, ndërsa të dyshuarit Fisnik Rama i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Familjarët e të plagosurës i thanë Klan Kosovës se e gjithë ngjarja ndodhi mëngjesin e të martës, teksa ajo ishte në dhomë më dy fëmijët e saj 8 dhe 5 vjeç.

Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, meqenëse i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët, për çka për njërin nga rastet e paraqitura, ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.

Incidentin e dhunshëm e konfirmoi dy ditë më parë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ndërkohë, Komuna e Mitrovicës, vendosi këtë të premte që sulmuesin ta shkarkojë nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Ndërkohë, mësuese është edhe bashkëshortja e tij, që tashmë ndodhet e shtruar në spital, me plagë të shumta në trup.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb