Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga vendngjarja ku ka ndodhur aksidenti pak minuta më parë në afërsi të mbikalimit të Saukut. Automjeti “Audi” dyshohet se vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, duke rënë më pas nga mbikalimi pasi ka çarë bordurat.

Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine tip “Honda” që po udhëtonte në korsinë e saj.

Policia ka konfirmuar se 2 shtetase pasagjere në “Audi” kanë humbur jetën ndërsa shoferi i saj është plagosur, si dhe janë plagosur 3 persona që ndodheshin në makinën “Honda”.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: