Talebanët tashmë kanë në kontroll thuajse të gjithë territorin e Afganistanit. Ata kanë nisur të sulmojnë të gjithë hajdutët e dyshuar, duke i torturuar në format nga më të ndryshme.

Në pamjet e bëra virale në rrjete sociale, shihet se si një hajdut i dyshuar lidhet në pjesën e pasme të një kamioni dhe tërhiqet zvarrë me makinë, ndërsa turma e njerëzve shohin të habitur të gjithë këtë shfaqje. Pamje të tjera tregojnë të plotë situatën aktuale në Kabul. Forcat talebane mbajnë kallashnikovë dhe lëshues raketash në duar për të tmerruar dhe kanosur qytetarët.

Madje nuk mungojnë të shtënat në ajër. Shumë afganë për t’i shpëtuar këtyre torturave janë duke u larguar nga vendi. Të tjerët që kanë vendosur të qëndrojnë duhet t’i përmbahen rregullave strikte të vendosur nga qeveria e re që do të vijë në pushtet.

Më së shumti e pësojnë gratë. Ata s’do të lejohen të dalin të pambuluara në rrugë si dhe të pashoqëruara jashtë shtëpisë. Në rast se gratë shkelin këto rregulla, dënimi mund të jetë deri me vdekje.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb