Gazetarja Brikena Metaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të rënda nga aksidenti tragjik me pesë viktima në Qafë Muzinë.

Pamjet, të cilat “BalkanWeb” i ka përpunuar, për shkak se janë shumë të rënda, tregojnë momentin kur punonjësit nxjerrin trupat e pajetë nga furgoni, që ra mbi 50 metra në greminë.

Mjeti shihet se është mbuluar nga gjaku, ndërsa gazetarja Metaj raporton se kanë vdekur të gjithë personat që ndodheshin brenda.

Furgoni është përplasur me një mjet Fuoristradë tip “Land Rover”, që drejtohej nga një grua, dhe ka përfunduar në greminë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb