Një video që po qarkullon në rrjete sociale ka fiksuar momentin, kur një grua shtatzënë në Brazil, përpiqet që të hidhet nga dritarja e katit të dytë, për t’i shpëtuar dhunës së ushtruar nga i shoqi.

Incidenti është regjistruar në qytetin Duque de Caxias të Rio De Janeiro, shkruajnë mediat e huaja.

Në pamje shihet se si Maria Jose, 35 vjeçe, ka vendosur këmbën e majtë në dritare dhe tenton që të hidhet, ku ndërkohë, bashkëshorti i saj Vitor Batista, e tërheq dhe e fut përsëri në parlament. Policia është thërritur nga fqinjët, e ata kanë bërë të mundur arrestimin e burrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb