KORÇE- Në Shqipëri nuk kanë qenë të pakta rastet kur njerëzit ushtrojnë dhunë barbare edhe ndaj kafshëve, madje deri sa i vrasin. Kështu pas rastit të masakrimit të qenit në Kuçovë dhe gomarit në Peqin, një tjetër rast i rëndë vjen nga Korça.

Në foto shihet se si një banor në Korçë godet me shkop qenin, të cilin e mban të lidhur, vetëm se ky i fundit kishte ngrënë një pulë.
qeni9
“Përshëndetje JOQ! E mbyti qenin vetëm se i hëngri një pulë. I zoti e mbyti duke e qëlluar me një shkop.”, thotë një dëshmitar që ka realizuar dhe fotot.
joq
Në foto duket qeni i lidhur që goditet derisa bie përtokë dhe nuk i dëgjohet më e lehura. Pamjet e tilla ndonëse shumë të rënda, shpërbejnë për t’u sensibilizuar me thirrjen ‘mos i vrisni kafshët’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: