BalkanWeb ka siguruar pamjet nga momenti i vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar nga dy persona.

Bujar Çela u vra në 19 shtator të vitit 2020 rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, Çela qëndron i ulur me dikë tjetër në një tavolinë, kur disa persona i afrohen dhe hapin zjarr direkt ndaj tij. Ndonëse ai përpiqet që të largohet prej aty, autorët e qëllojnë disa herë. Pasi një prej atentatorëve e qëllon disa herë në trup dhe kokë, një prej tyre kthehet sërish dhe e qëllon në kokë, si për ta kontrolluar nëse ka ndërruar jetë apo jo. Lala, duke iu referuar dosjes hetimore, të penduarit kanë pohuar se autorët janë Besjan Xhixha dhe Festim Çolja

Bujar Çela asokohe, 62 vjeç punonte si taksist në të zezë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuredi Dumani, i cili u arrestua mesnatën e 30 marsit në një apartament në Fier, sot është i penduar i drejtësisë, ndërsa dëshmia e tij solli tronditje për botën e krimit. Ditën e sotme, një megaoperacion i shtirë në disa qytete të vendit, ku u arrestuan 18 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb