LA PAZ

Së paku 5 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë, pasi një rrethim mbrojtës në katin e katërt në universitet në Bolivi u shkëput.

Një grup i të rinjve në universitetin El Alto ishin mbledhur për të protestuar, kur rrethoja mbrojtëse në të cilën ishin mbështetur u këput, krejt papritur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

https://youtu.be/fWFNxK25GgU

Pamjet e filmuara nga një kamera amatore tregojnë momentin e tmerrshëm, kur rrethimi nis të shkëputet e studentët të bien në dysheme. Disa prej studentëve arritën të mbijetojnë, pasi kapen pas hekurave.

Nga incidenti i rëndë, dy femra e një mashkull ndërruan jetë në vend. Ndërsa, pesë meshkuj janë duke marrë trajtime në spital. Mediat lokale raportojnë se dy prej studentëve kanë ndërruar jetë në spital.

Menjëherë policia nisi hetimet, për faktin sesi rrethimi u shkëput në mënyrë të menjëhershme. Për ngjarjen, reagoi edhe presidenti i Bolivisë, që ngushëlloi të afërmit e viktimave.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb