Forcat ruse kanë përdorur një metodë të re për t’iu shpëtuar ukrainasve. Kur vërejnë se mbi kokat e tyre po fluturojnë dronët ukrainas, ushtarët rusë shtiren si të vdekur, por as kjo metodë nuk po u funksionon.

Një video e filmuar nga ajri shfaq disa ushtarë rusë që ishin shtrirë me fytyrë në tokë në një fushë të gjelbëruar, por operatorit të vëmendshëm të dronit ukrainas, iu desh pak kohë që të kuptojë se ata po gënjenin.

Duke qëndruar për pak sekonda mbi kokat e tyre, vërejti se disa që shtireshin sikur të vdekur, po lëviznin nga pak gjymtyrët e trupit.

Kjo bëri që ai të lëshojë predhat mbi kokat e tyre dhe t’i vrasë ushtarët.

Në videon e publikuar më poshtë shihet momenti kur predhat bien dhe shpërthejnë. Pasi ushtarët ishin plagosur rëndë, shihen duke lëvizur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb