Pamjet e kamerave CCTV në lagjen “Haci Ilyas” në qytetin verior turk të Amasya kanë filmuar momentin kur një fëmijë njëvjeçar bie me kokë nga ballkoni drejt e në trotuar, por fatmirësisht shpëtohet nga një blerës në dyqanin përballë, i cili mbetet i habitur kur e sheh në tokë.

Heroi Ruhi Asci po shikonte nga dritarja e një dyqani kur foshnja rrëshqiti mes kangjellave dhe ra nga kati i parë, duke e goditur poshtë shpatullave.

I habitur, Ruhi kthehet dhe sheh foshnjën të quajtur Khatira Amiri, të shtrirë në trotuar. Teksa ai merr fëmijën në krah, nëna e vogëlushes me origjinë afgane doli me vrap dhe e dërguan me urgjencë në spital.

Ruhi i habitur tha: ‘Në fillim mendova se më kishte rënë një vazo me lule. Kur u ktheva, kuptova se ishte një fëmijë. Më preku shpinën dhe u përplas në tokë. Nga goja dhe dhëmbët i doli pak gjak”.

Mediat lokale raportuan se Khatira kishte qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit në katin e parë kur rrëshqiti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: