Një infermiere është filmuar duke tërhequr zvarrë një grua të moshuar, për të cilën paguhej që të kujdesej. Ngjarja ka ndodhur në West Yorkshire, ku infermierja shihet duke dhunuar një të moshuar, të paftë për të bërë e vetme nevojat e saja.

Kështu, djali i gruas, i cili kishte dyshime se si infermierja trajtonte nënë vendos një kamera të fshehtë në shtëpi dhe mëson të gjithë aktetet barbare.

Pamjet shqetësuese tregojnë Herring dhe kolegen e saj Maria Jackson duke tërhequr zvarrë Angelina Lanera, atëherë 85 vjeçe, nga një tualet për në shtratin e saj.

E moshuara vuante nga një sërë sëmundjesh, si demenca, psikoza dhe ishte pjesërisht e verbër.
Infermierja është deklaruar fajtore për këtë rast, e pritet të punojë 18 muaj në komunitet me rreth 250 orë për të shlyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb