TIRANË

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

“BalkanWeb” dhe “News24” sjellin pamje të rënda nga vendngjarja, ku shihet një person i shtrirë në tokë, i cili është përplasur nga një makinë.

Nga pamjet shihet se është përplasur një grua, e cila siç njofton policia, ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb