Të paktën 5 protestues në Mianmar janë vrarë e 15 të tjerë janë arrestuar nga ushtria, pasi autoritetet mendonin se ata po organizonin një grusht-shteti.

Në videot e publikuar në rrjete sociale, shihet se si një makinë vërshon në mes të turmës dhe përplas protestuesit.

Në Yangon sot është mbajtur edhe një protestë, pavarësisht dhunës që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Protestat kundër luftës janë paralajmëruar sërish edhe pas vrasjes së mbi 1,300 njerëzve që nga grusht-shteti i 1 shkurtit.

Opozita ka bërë të ditur se është e tmerrshme të shohësh sesi demonstruesit paqësor po vriten, mirëpo deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb