Ushtarët rusë thuhet se i vrasin të burgosurit ukrainas. Në pamjet e siguruara nga mediat e huaja, shihet se si një grup prej 9 ushtarësh ukrainas të burgosur, kalojnë në rresht për një në një zonë të hapur.

Më pas, dy ushtarë rusë me armë, afrohen dhe qëllojnë breshëri plumbash ndaj tyre. Dëshmitarët kanë thënë se nuk i kanë parë më të burgosurit.

43-vjeçari Ivan Skyba, ka arritur t’i mbijetojë sulmit, pasi është shtirur si i vdekur në krah të trupave të pajetë të miqve të tij.

Një fotografi e trupave të burrave të shtrirë në një oborr, disa me duar të lidhura, ishte ndër një sërë imazhesh që morën vëmendjen globale në fillim të prillit pasi forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, në veriperëndim të Kievit. Qindra njerëz dyshohet se janë vrarë gjatë pushtimit njëmujor të qytetit.

Udhëheqësit rusë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur keqbërjen në Bucha dhe i kanë përshkruar imazhet si “të rreme”.
Neë York Times tha se hetimi i saj zbuloi provat më të qarta ende se forcat ruse e vranë qëllimisht grupin, duke i implikuar drejtpërdrejt këto forca në një krim të mundshëm lufte.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan parashutistët rusë, të cilët kishin patrulluar zonën, duke kryer kontrolle shtëpi më shtëpi dhe duke operuar brenda dhe jashtë rrugës Yablonska 144, një ndërtesë zyre katërkatëshe që trupat pushtuese e kishin kthyer në një bazë dhe spital fushor. .

Burimi: The Times

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: