Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan, ku një motor ka përplasur një të moshuar në rrugë.

Operatori Roland Karameta sjell pamje të rënda në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet e moshuara e shtrirë në tokë, ndërsa të familjarët e saj i afrohen me britma e ulërima.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ndërsa e moshuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në video shihet momenti kur e plagosura merret me ambulancë dhe niset drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb